Fantazma e humbjeve, Kaljari e falenderon dhe e shkarkon trajnerin Rasteli..

Masimo Rasteli nuk është më trajneri i Kaljarit, duke qenë se ky klub italian vendosi që ta shkarkojë atë, për shkak të rezultateve të dobta. Ky ekip i Sardenjës ka pësuar katër humbje radhazi, kështu që Rasteli “u pushua nga puna” nga kryesia e klubit, duke u bërë kështu trajneri i parë që shkarkohet, gjatë këtij sezoni, në Serinë A.

“E falënderojmë Rastelin për punën e deritanishme te Kaljari, ndërsa i urojmë punë të suksesshme në të ardhmen, në karrierën e tij si trajner”, vihet në dukje në njoftimin e publikuar nga klubi sardenjas. Mediumet italianë, si kandidatë kryesorë për të zënë vendin e Rastelit, përmendin Masimo Odon dhe Bepe Jakinin.

Sfidanti.al