Elseid Hysaj pret sezonin e ri: Me Ançelotin besojmë te titullin

Elseid Hysaj është shumë i karikuar në prag të sezonit të ri. Mbrojtësi i përfaqësueses sshqiptare që është në radhët e Napolit nuk e ka fshehur entuziazmin e tij për ardhjen e Karlo Ançelotit në stolin e Napolit dhe këtë e ka shprehur në një intervistë për Sky Sport.

‘Kristiano Ronaldo te Juventusi, kurse Ançeloti te napoli. Do të jetë një betejë e fortë-tha Hysaj-është edhe Interi, do të jetë një kampionat që do ta ndjekin të gjithë. Titulli kampion? Ne besojmë te triumfi në të gjitha kompeticionet, por do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Përsa i përket Ançelotit, ai ka idetë e tij, po kërkojmë që të përmirësohemti. Ai luan më shumë nga krahët dhe ne po punojmë që të realizojmë atë që kërkon trajneri’.

sfidanti.al