Edin Xheko te Çelsi? Di Françesko: Në këtë moment është lojtar i Romës

Prej ditësh flitet për arritjen e një marrëveshjeje mes Romës dhe Çelsit për transferimin në Stamford Bridge të Edin Xhekos. Sipas asaj që publikohet në media verdhekuqtë do të përfitojnë nga shitja e boishnjakut, por edhe Emersion Palmierit edhe ky me destinacion Blutë e Londrës, 50 milionë euro që do t’i shtohen edhe 10 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve. Megjithatë për momentin Dzeko është ende në grumbullimin e Romës për ndeshjen e prapambetur me Sampdorian, gjë që u konfirmua edhe nga vetë trajneri Eusebio di Françesko në konferencën për shtyp në prag të sfidës me xhenovezët.

‘Të gjithë futbollistët e grumbulluar janë në dispozicionin tim pëe ndeshjen e rëndësishme me Sampdorian-tha Di Françesko-përsa i përket Edin Xhekos, ai është ende futbollist i Romës dhe do të duhet të luajë. më vonë do të bëjmë vlerësimet e aspekteve të tjera. Në këtë moment duhet të punoj për të përgatitur sa më mirë lojtarët dhe këtu janë të përfshirë edhe ata që janë vënë në qendër të zërave të merkatos’

sfidanti.al