Edin Dzeko shpalos objektivin; Roma synon titullin e Serisë A

Roma ka prioritet titullin e Serisë A, por nuk lë pas dore as Ligën e Kampioneve. Kjo është ajo që ka deklaruar Edin Dzeko në pritje të sezonit të ri futbollistik me skuadrën vedhekuqe. Sulmuesi boshnjak është i bindur se këtë radhë gjërat do të shkojnë më mirë për Romën edhe pse e di që e pret një sezon shumë i vështirë. ‘Ajo që dua është të fitoj dhe të bëj akoma më mirë për Romën-Tha Dzeko-kampionati italian, taktikisht është më i miri në botë. Këtu të gjitha skuadrat, përfshi edhe ato të ashtuquajtura të vogla përgatiten mirë nga ana taktike. Përsa i përket Ligës së Kampioneve, është një eveniment që na pëlqen shumë dhe ku ne do të kërkojmë të bëjmë një paraqije sa më të mirë. Gjithsesi, prioriteti ynë është fitimi i titullit në Serinë A’.

sfidanti.al