E vodhi Juventusi fitoren me Milanin, po goli i Bakas i..kulluar

Nuk zgjasin vetëm 90 minuta ndeshjet midis Juventusit dhe Milanit sepse  ata e mbajnë gjallë më shumë polemikat  pas ndeshjes.  Ashtu siç erdhën ngjarjet duket se Milani është vjedhur në fundin e ndeshjes tek penalltia kur kishte mbaruar edhe shtesa e ndeshjes, në fakt, pa diskutim nuk mund të kalonte edhe goli i barazimit të sulmuesit të Milanit, Baka,  i cili barazoi rezultatin 1-1 pas golit të Benetia.  Goli i Bakas është vlerësuar jo i rregullt, pasi ka qënë në pozicion jashtë loje, edhe pse Donaruma me shokë kanë thirrur me ze të lartë: “ Juventusi është shumë i fortë se luan me 12 vetë..”