E quan “qen”, për 4-5 kilogram më pak, Torino do kishte një tjetër Lopez

Trajneri i Torinos, Sinisha Mihajloviç, duket se është nervozuar shumë pas humbjes 4-1 ndaj Romës, në kuadër të javës së 25-të të Serisë A. Maksi Lopez u fut në fund të ndeshjes dhe shënoi golin e ngushëllimit për skuadrën Granada, por trajneri, aq sa i është gëzuar golit të tij edhe është nervozuar për shkak se Maxi ka humbur një vit, si pasojë e mbipeshës. “Cilësitë e Maksit kurrë nuk janë vënë në pyetje. Jam i lumtur me golin e tij, por edhe i nervozuar”, ka thënë tekniku serb.

“Nëse do ta kisha në këtë gjendje disa javë më parë, ai do të na bënte të ndiheshim më komod. Sapo ra nga 99 kilogramë në 94.5, shënoi gol. Së pari ai duhet të nervozohet me veten, pas e ka humbur një vit qeni”, është shprehur Mihajloviç