E pamendueshme ne ‘Olimpico’-Tifozët e Lazios, homazh për Tottin

Kur bëhet fjalër për Francesco Tottin të gjithë i përulen në shenjë respekti. Ndodhi kjo edhe me tifozët e Lazios, sado e çuditshme të duket. Në fakt, në shkallët e Olimpicos, gjatë ndeshjes mes Lazios dhe Interit u shfaq një parrullë homazh për kapitenin legjendar të Romës, një iniciativë kjo e ndërmarrë nga grupimi ‘Irriducibili’. ‘Armiqtë e një jete të tërë përshëndesin Francesco Tottin-lexohet në parrullën e shfaqur nga tifozeria bardhekaltër. Dhe e gjithë kjo ndodhi në një moment kur në krahun tjetër tifozët e Interit po protestonin kundër skuadrës së tyre për dështimin total në këtë sezon.

sfidanti.al