Douglas Costa te Juventus; kryen vizitat mjekësore, por falenderon Bayernin

Bayerni mori James Rodriguez, ndërsa Juventus Douglas Costan. Futbollisti Brazilian kaloi te kampionët e Italisë në formë huazimi pëtr 2 vjet me torinezët që do pagujanë në arkat e gjermanëve 6 milioonë për huazimin dhe 40 milionë nëse aplikojnë opsionin e blerjes përfundimtare të futbollistit. Douglas Costa tashmë ka mbërritur në Torino duke iu nënshtruar edhe vizitave mjekësore, por ai nuk harroi të falenderonte Bayernin e Mynihut për mundësinë që i dha. ‘Dua të falenderoj Bayernin, tifozët, shokët e mi të skuadrës e sidomos Rafinjën për mbështetjen që më ka dhënë gjatë qëndrimit tim në Mynih-ishte mesazhi i Douglas Costës në rrjetin social Instagram-kam kaluar momente të vecanta që nuk do t’i harroj asnjëherë.Faleminderit dhe ju uroj fat’.

Sfidanti.al