Dita e shumëpritur: Del në shitje autobiografia e Totit, “Un Capitano”

Ky 27 shtator mezi u prit në Itali. Kjo datë, në fakt, është ditëlindja e legjendës italiane të futbollit, Françesko Toti, që mbushi 42 vjeç dhe, me këtë rast, në shitje doli edhe libri i tij autobiografik, “Un Capitano”.
Interesim për këtë libër nuk ka vetëm në Itali, por edhe në të gjithë Evropën. Por, sifoqoftë, tifozët e Romës kanë rastin që të marrin pjesë në prezantimin solemn të kësaj autobiografie në “Koloseumin” e famshëm të Romës me Françesko Totin si figurë qëndrore.
Është parashikuar që, veç bashkëshortes dhe fëmijëve, në krah të tij të shfaqen Marçelo Lipi, Daniele De Rosi dhe Antonio Kasano që do të prezantojnë momentet më interesatë të përbashkët. Në fakt, ky është prezantimi i parë i një libri në “Koloseum” që tregon për rëndësinë e këtij aktiviteti.
Sfidanti.al