De Ligti: Respektoj Sarrin, por nuk e prisja ta nisja në stol!

Vitin e kaluar ishte kapiteni i skuadrës që eleminoi Juventusin nga Championsi, dhe në Torino erdhi si një nga “profetët”. Matijs De Ligt është një luftëtar, dhe nuk e priste që të ndodhej në stol në ndeshjen e parë të Serisë A, atë në fushën e Parmës. Trajneri Mauricio Sarri ishte në shtëpi i sëmurë, por padyshim ishte ai që bëri formacionin duke lënë jashtë qendërmbrojtësin holandez, e duke i besuar dyshes së sprovuar Kielini-Bonuçi. Kapiteni Kielini, madje, shënoi edhe golin e fitores.

“Nuk pata asnjë shenjë gjatë stërvitjes se unë do të isha rezervë, – tha 19-vjeçari duke folur për gazetën holandeze, “Algemene Dagblad”, – natyrisht, unë do të preferoja të luaja, nuk e prisja stolin. Gjithsesi, respektoj vendimet e trajnerit, dhe e kam të qartë se duhet të jem realist, pasi unë ende jam duke u përshtatur në Itali”.

Sfidanti.al