De Laurentis, Çfarëdo të bëjë Sari, atë në fund do ta shkarkojnë!

Presidenti i Napolit, Auerelio De Laurentis, nuk po i ndërpret kritikat e tij në drejtim të ish-trajnerit të tij dhe tani trajner i Çelsit, Maurisio Sari.
“Tani për tani, Sarit po i ecën mirë te Çelsi, por ai ka shumë dështime në karrierën e tij dhe çfarëdo që të bëjë, atë në fund, si zakonisht, do ta shkarkojnë! Kjo është arsyeja se përse ai i prish marrëdhëniet me njerëzit”, dekaroi De Laurentisi
Sari u largua nga Napoli gjatë verës, duke marrë përsipër klubin e njohur londinez, Çelsi, me të cilin ai në pesë ndeshjet e para të sezonit të ri të Premier Ligës ka arritur pesë fitore, duke u vënë në krye të kampionatit më elitar anglez bashç me Liverpulin.
Sfidanti.al