Dani Alvesh u ngre nervat tifozëve të Juves: cili ekip vlen në Serinë A!

Dani Alvesh njihet si një njeri, gjuha e të cilit rrotullohet nga të gjitha anët, duke i thënë ato që mendon, fare hapur, pavarësisht nëse u pëlqen ose jo të tjerëve. Kështu, kësaj here, ai “hodhi në tapet” ish-klubin e tij, ku ai kaloi vetëm një sezon, dhe futbollin italian, në përgjithësi.

“Unë, gjithnjë, dua të bëj diçka më shumë që të përparojë, por te Juventusi mua nuk m’i kuptuan synimet e mia të mëdha. Te PSZH-ja, unë jam i lumtur, pasi ky ekip përpiqet të luajë tamam futboll. Sa i përket Serisë A, si shembull mund të merret vetëm një klub. Mua më entuziazmon Napoli, duke qenë se ai mbron nderin e fjalës futboll, ky është i vetmi ekip që vlen në Itali, që luan futbollin më të bukur dhe që duhet të merret si shembull në këtë vend. Juventusi dhe futbolli italian duhet ta kuptojnë se futbolli ka avancuar dhe se e bukura në futboll qëndron tek ofensiva”, deklaroi Dani Alvesh.