Coronavirus, tjetër rast në serie A, Manolo Gabbiadini rezultoi pozitiv

Një tjetër rast me Coronavirus shfaqet në Serinë A italiane. Pas Daniele Ruganit të Juventusit, ishte Manolo Gabbiadini futbollisti I dytë I prekur nga ky virus, lajm që u bë I ditur nga vetë klubi I Sampdorias.

‘U.C. Sampdoria bën të ditur se futbollisti Manolo Gabbiadini ka rezultuar pozitiv me Coronavirus Covid-19, ka pak temperaturë, por është mirë-thuhet në komunikatën e klubit xhenovez-klubi po aktivon në këto orë procedurën e izolimin të parashikuar sipas normativës’.

Vetë Gabbiadini komentoi për këtë rezultat të testeve të tij dhe vendosi që të qetësojë të gjithë.

‘Edhe unë rezultova pozitiv me coronavirus-tha Gabbiadini-Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë shkruar, më kanë ardhuyr shumë mesazhe. Gjithsesi dua shumë t’ju them se jam mirë, kështu që mos u shqetësoni.Ndiqni të gjitha rregullat, rrini në shtëpi dhe gjithcka do të zgjidhet’.

Pas publikimit të lajmit se edhe Gabbiadini ishte prekur nga Coronavirusi, klubi I Veronës vendosi të pezullojë cdo aktivitet të programuar deri në një komunikim të dytë. Në një komunikatë, Verona theksoi se po aktivizon të gjitha procedurat e nevojshme. Vlen të theksohet se skuadra e Veronës në 8 Mars është përballur me Sampdoria në kampionatin italian

Sfidanti.al