Cila është dëshira më e madhe e Andrea Pirlos? Luis Suarezi!

Lajmet shpesh janë kontradiktore nga Torino, pasi flitet për emra të ndryshëm që mund të vijnë tek Juventusi. Nëse deri dje flitej për Edin Xhekon, për t’u vendosur në një skemë pas sulmuesve Ronaldo e Dibala, tani “basti” vihet për Luis Suarezin. Sipas mediave, uruguajani është në krye të listës së dëshirave të trajnerit Andrea Pirlo. Nuk dihet se cili do të ishte roli i yllit të Barcelonës te kampionët e Italisë, por Pirlo e di se Roma nuk do ta lejojë Xhekon që të largohet nëse nuk gjen një zëvendësues, pra më mirë të synojë Suarezin dhe të ndryshojë skemën. Sulmuesi është shënuesi i tretë më i mirë në historinë e Barcelonës, ndërsa nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Kuman.

Sfidanti.al