Bonuçi refuzon Konten: Dua të jem një legjendë e Juventusit!

Leonardo Bonuçi nuk do të shkojë në Angli, te Konte. Mbrojtësi shumë i vlerësuar italian e ndau mendjen përfundimisht të qendronte aty ku është. “Dua të bëhem një legjendë e Juventusit, – ishin fjalët e tij, pas rinovimit të kontratës që e mban bardhezi deri në 2021. “Rinovova deri në 2021, – shkroi ai në Tuiter, – zgjodha shtëpinë ku u bëra i madh mes të mëdhenjve. Objektivi është vetëm një: Të vazhdoj të fitoj”. Që nga viti 2010 e deri tani, lojtari i kombëtares ka luajtur 291 ndeshje, ka shënuar 18 gola, ka qenë në fushë 25 000 minuta e më shumë, i katërti me më shumë minuta në ekipin e tanishëm, pas Bufonit, Kielinit e Markizios. Çelsi i Kontes dhe Mançester Siti i Guardiolës e kërkuan në verë pasi ai shëlqeu në Europian me Italinë. Jepeshin shifra të rëndësishme mbi 40 milionë euro, por Bonuçi pati vetëm një dashuri. Ndoshta, do t’ia dalë ta fitojë më në fund Championsin në Torino.