Bolonja shkarkon Donadonin, para porte i gatshëm.. Pipo Inzagi

Bolonja, mbas tre vitesh, shkarkoi trajnerin 54-vjeçar, Roberto Donadoni, për shkak të rezultateve të dobta, sidomos, në pjesën përmbyllëse të Serisë A. Donadoni e mori përsipër Bolonjën në sezonin 2015/16 dhe në sezonin e parë me këtë ekip ai zuri vendin e 14-t, ndërkohë që në dy sezonet e fundit ekipi bolonjez ka zënë vendin e 15-të.

Donadoni, si lojtar i Milanit, ka dalë gjashtë herë kampion i Italisë, ndërkohë që tri herë ka “fituar” edhe Evropën. Si trajner, ai ka drejtuar Italinë, ndërsa ka qenë edhe “timonier” i Napolit, Kaljarit dhe Parmës. Sa i përket trashëgimtarit të tij të mundshëm te Bolonja, pritet që ai të jetë një ish-sulmues tjetër i Milanit Pipo Inzagi.