Bluza me nr.10 e Juventusit e gjeti pronarin e vet ..quhet Dibala

Në të kaluarën, bluzën me nr.10 te Juventusi i Torinos e kanë mbajtur legjenda dhe emra të mëdhenj. Por, që dje, kjo bluzë u bë me pronar të ri dhe atë do ta mbajë talenti i ri, Paulo Dibala. Këtë bluzë, më parë, e kanë mbajtur Omar Sivori, Mishel Platini, Roberto Baxhio dhe Alesandro del Piero, madje e kanë mbajtur me një sukses të madh dhe të njëjtën gjë tifozët e Juves presin edhe nga futbollisti argjentinas.

Karlos Tevezi dhe Pol Pogba, gjithashtu, lanë gjurmë në këtë ekip, duke e mbajtur veshur këtë bluzë.

Sfidanti.al