Bernardeschi kalon te Juventus, tifozët e Fiorentinës s’e falin: Lepur!

Federico Bernardeschi tashmë është futbollist i Juventusit, por transferimi i tij nuk ka kaluar pa polemika. Tifozët e Fiorentinës nuk e kanë pëlqyer aspak mënyrën e të vepruarit të futbollistit se fundmi i cili u largua nga grumbullimi i skuadrës violë në Moena pasi paraqiti një certifikatë mjekësore sipas së cilës ai kishte probleme me gastritin. ‘Dërgon certifikatën mjekësore si i sëmurë fals, tashmë e ke mësuar stilin Juventus. Lepur!-shkruhej në një pankartë të tifozëve të Fiorentinës pikërisht në stadiumin Artemio Franchi të Firenzes. Ky nuk është i vetmi kontestim i tifozerisë së Fiorentinës ndaj Bernardeschit. Javën e kaluar në kangjellat e stadiumit ishte shfaqur një tjetër pankartë që ishte akoma më fyese në drejtim të futbolliastit që tregon raportet e shkatërruara të tij me mbështetësit e skuadrës violë.

sfidanti.al