Benevento s’po i shkëputet dot fundit, e kanë fajin shtrigat!

Një shpjegim mjaft interesant për 12 humbjet rekord radhazi të Beneventos në Serinë A dha presidenti i këtij klubi, Oreste Vixhorito. “Unë kam paragjykime dhe mendoj se ajo që na po ndodh neve, ka lidhje me shtrigat. Sidoqoftë, ndeshja me Juventusin më dha shpresë se magjia e keqe do të largohet. Nr.13 do të jetë me fat për neve, kështu që ndeshjen e 13-të me Sasuolon ne do të bëjmë kthehesën. Për një gjë jam i sigurt, ne do të qëndrojmë në Serinë A”, tha presidenti i Beneventos.

Në fakt, ky klub i vogël si simbol të vetin ka shtrigën! Por, tani për tani, kjo shtrigë më shumë po i bën keq sesa mirë Beneventos që në 12 ndeshje ka 12 humbje dhe një golavarazh 5-31, duke i thyer të gjithë rekordet e mëparshëm në Itali!

sfidanti.al