Benevento lë gjurmë… barazon rekordin negativ mëse 50-vjeçar!

Ekipi i ri në Serinë A, Benevento, e ka filluar, në një mënyrë mjaft të dëshpëruar, sezonin e ri në kampionatin më elitar italian, ndërkohë që ai humbi edhe ndeshjen e fundit 1-0 nga Verona, duke barazuar, kështu, rekordin e vjetër negativ prej gjysmë shekulli që, deri tani, e ka mbajtur Venecia – tetë humbje në tetë ndeshje në Serinë A. Kjo u ka ndodhur për herë të fundit futbollistëve të Venecias në sezonin e largët para më shumë 50 viteve.

Ndeshjen e ardhshme Benevento e ka në fushën e saj me Fiorentinën që konsiderohet si një favorit kryesor, kështu që pritet që seria e humbjeve të këtij ekipi italian mjaft modest të vazhdojë edhe më tej.

Sfidanti.al