Bëmë baba të të ngjaj: Cristian Totti, shënuesi më u mirë në turneut..

Ndërsa Francesco Totti po mendohet për vendimin që do të marrë për të ardhmen, djali i tij 11 vjecar, Cristian tregon aftësitë e tij si një golashënues në turneun Memorial Mariotti në Montecatini. Duke ndjekur hapat e të atit, Cristian Totti u bë pjesë e skuadrës së Romës që gjithsesi nuk mundi dot të fitojë turneun. Gjërat shkuan më mirë në aspektin individual, pasi Totti Jr fitoi Këpucën e Artë të evenimentit me 8 gola të shënuar në 5 ndeshje, ashtu sikurse bëri edhe i ati 10 vjet më pare.

Megjithatë Francesco nuk e ndoqi nga afër djalin e tij në këtë turne duke preferuar të bëjë tifozin e Cristianit në prapavijë së bashku me bashkëshorten e tij, Illary Blasi. Është kjo e fundit që në muajin shtator të vitit të kaluar shpjegoi arsyet se përse cifti e bën një gjë të tillë. ‘Më bezdis vëmendja që i kushtohet djalit tim Cristian-u shpreh Illary Blasi për ‘La Gazzetta Dello Sport’-nuk është e drejtë që të ketë kaq shumë pritshmëri nga një fëmijë. Po të kishte një tjetër mbiemër, nuk do t’ia varte askush’. Kjo është mëse e vërtetë, ashtu sikurse edhe fakti që një Totti golashënues do të përbëjë gjithnjë lajm.

sfidanti.al