Bajerni dhe Juve para një marrëveshje jashtëzakonisht të madhe

Juventusi, tani për tani, duket se po vepron mjaft qetë e paqësisht në pazarin e transferimeve që, zyrtarisht, ka filluar parsa 10 ditësh, por, sipas lajmeve që po vijnë nga Gjermania, kampioni italian, gjatë pak ditëve të ardhshme, pret të realizojë një përforcim të madh. Bajerni dhe Juventusi, prej disa kohësh, po zhvillojnë tratativa për transferimin e Dagllas Kostës që ka paralajmëruar largimin e tij nga kampioni i Bundesligës gjermane dhe që të dy klubet janë pranë marrëveshjes.

Këtë e konfirmoi edhe drejtori ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Hainc Rumenige. “Ende nuk e kemi mbyllur krejt operacionin, por bisedimet po zhvillohen në drejtimin e duhur dhe, shumë shpejt, ne do të mund të arrijmë marrëveshjen përkatëse”, u tha shkurt gazetarëve Rumenige, duke prezantuar lojtarin e ri të Bajernit, Toliso. Sipas lajmeve më të fundit, detajet më të fundit të marrëveshjes kanë të bëjnë me zhdëmtimin financiar lidhur me Kostën, për të cilin bavarezët kërkojnë që të jetë afro 50 milionë dhe jo 40 milionë euro, sa kanë ofruar, deri tani, italianët.

Sfidanti.al