Atalanta nuk e sfidon dot Juven, por ndaj Milanit është si nënkampione!

Le të mësojnë Interi e Lacio, pasi “profesori i ri” i Serisë A ka emër prej “perëndie”. Është DEA, pra Atalanta e Bergamos, që ndoshta nuk ka “trup” për titull kampion, por ka klas e mentalitet të paktën për vendin e dytë. Petku i nënkampiones së Serisë A i shkon shumë skuadrës së trajnerit Gasperini, që nuk lejoi as Milanin në “San Siro” që ta mundte. Barazim 1-1, me gola të Hakan Çalhanoglu për vendasit në 14’ dhe të Duvan Zapatës në 34’ për miqtë. Bergamaskët humbën edhe penallti me anë të Malinovskit që në minutën e 26-të, ndërsa Bonaventura goditi shtyllën pas pushimit për Milanin. Atalanta ka 75 pikë në vend të dytë të Serisë A, 5 më pak se Juventusi (që ka një ndeshje më shumë për të luajtur), dhe 2 pikë mbi Interin, që gjithashtu do të luajë sot.

Sfidanti.al