Arrigo Saki i tregon Barcelonën se cili është zëvendësuesi i Nejmarit!

Barcelona le të dëshpërohet, por jo aq shumë. Do të vijë janari dhe sërish qershori, ndaj edhe do të ketë jetë pas një sezoni jo të mirë. Arrigo Saki, një nga mendjet më të ndritura të trajningut në të gjitha kohët këshillon klubin katalanas se cili do të ishte zëvendësuesi i përsosur për Nejmarin, tani që Kutinjo nuk erdhi, po ashtu as Dibala, as Di Maria dhe as ndonjë tjetër. “Barça duhet të marrë Lorenco Insinjen, – këmbëngul veteran, – ai është një lojtar i shkëlqyer, më i miri i 10 viteve të fundit në futbollin italian”. Gjithsesi, Saki ka edhe një këshillë për Insinjen. “E vetmja gjë që i mungon është aspekti mbrojtës, dhe duhet ta përmirësojë”, – u shpreh ish-trajneri i Milanit të madh.

Sfidanti.al