Ardhja e Ronaldos është vetëm fitili ndezës i sagës së “Ronaldove”

Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, në intervistën që dha dje, deklaroi, midis të tjerave, se angazhimi i Kristiano Ronaldos është vetëm hapi i parë në përpjekjet e Juventusit që të bëhet klubi nr.1 në skenën botërorë të klubeve.
Anjeli tha se ardhja e Ronaldos është vetëm fillimi i realizimit të një strategjie afatgjate të Juventusit. Sipas tij, transferimi i Ronaldos ishte i llogaritur mirë, ishte analizuar mirë dhe kishte logjikën e tij, madje edhe jashtë fushës. “Ne do të ecim para hap mbas hapi në përpjekjet tona që të bëhemi nr.1 në botë, ndërkohë që ne jemi vënë në kërkim edhe te Ronaldove të tjerë, por më të rinj”, vuri në dukje Anjeli.
Sfidanti.al