Alegri i kujdesshëm: Ka shumë eufori rreth ardhjes së Ronaldos

Juventusi, gjatë kësaj vere, theu rekordin e klubit, duke arritur të sigurojë firmën e një prej futbollistëve më të mirë të botës së sotme, Kristiano Ronaldo. Me këtë veprim të tij, Juventusi konfirmoi ambiciet e veta të mëdha dhe mund të konsiderohet me të drejtë si një nga kandidatët kryesorë për të fituar Ligën e Kampioneve. Por, sidoqoftë, e gjithë kjo eufori e madhe rreth ardhjes sës Ronaldos dhe të gjithë zhvillimeve të tjera lidhur me ardhjen e tij te Juvja ka bërë që traneri i ekipit torinez, Masimo Alegri, të jetë shumë i kujdesshëm.
“Kristiano ka një përvojë ndërkombëtare të madhe dhe me siguri që do të na ndihmojë shumë, por, ama, ne duhet të tregohemi të kujdesshëm. Ka shumë eufori te neve dhe kjo nuk është mirë. Këtë vit do të jetë edhe më vështirë sesa vitet e tjerë të mëparshëm”, theksoi Alegri, duke shtuar: “Kundërshtarët tanë do të jenë edhe më agresivë sesa më parë, sepse, në fakt, ne kemi fituar kampionatet e fundit, kurse tani kemi edhe Ronaldon në radhët tona, kështu që ata do të kenë një motivim edhe më të madh”.
Sfidanti.al