Ajeti kujdes, Sinisha nuk fal më shumë se një herë

Sinisa Mihajlovic, trajneri i Torinos, ka kritikuar lojtarët për paraqitjen në ndeshjen ndaj Pisas në Kupën e Italisë. Torino e ka mposhtur Pisan, me rezultat 4:0, në Kupën e Italisë. Por, fitorja gati dorezuar, dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të torinezëve, Sinisa Mihajlovic.

Ky i fundit ka kritikuar lojtarët për paraqitjen në ndeshjen ndaj Pisas në Kupën e Italisë. I vetmi që u ka shpëtuar kritikave ishte Arlind Ajeti, i cili luajti për herë të parë me Torinon.

“Nuk treguam asgjë në fushë, zero parime loje. Stërviten të gjithë në të njëjtën mënyrë dhe për mua është e pafalshme që lojtarë të Torinos, në një turne të rëndësishëm si Kupa e Italisë, të hyjnë në fushë kështu”, ka deklaruar ai.

“Disa ishin të justifikuar, si Ajeti, i cili nuk ka luajtur asnjëherë, apo djemtë e rinj, por nga të tjerë prisja shumë më tepër. Një herë mund të gabohet. Unë do të vazhdoj të flas për 22 titullarë, por sigurisht që nuk do të ketë më raste për të gabuar për ndonjë. Sot, shumë luajtën edhe xholin”, ka theksuar trajneri serb.