A mund t’i thuash “jo” Realit të Zidanit? Milani s’ka vdekur..

Milan nuk dëshiron që të shes Gianluigi Donnarumman edhe kur flitet për  në mbretërinë e Real Madridit.

Real Madrid është në kërkim të një portieri, pasi Keylor Navas nuk bind, ndërsa dëshira kryesore e Zinedine Zidane është italiani, Gianluigi Donnarumma.

Por, sipas Corriere dello Sport Milan i ka thënë jo Realit për Donnarumman, pasi është në planet afatgjate të skuadrës milanezë.

Për më shumë, Adriano Galliani ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës së Donnarummas, për të përmirësuar kontratën e tij dhe për të larguar rrezikun nga skuadrat tjera.