A kanë fund spekulimet? Pogba nuk ka vend te Juventusi..

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, vuri në dukje se të gjithë e duan Pol Pogban, por, megjithatë, ai e përjashtoi mundësinë që futbollisti francez të kthehet në Torino. Thuhet se mesfushori francez është shumë i pakënaqyr në “Old Trafford” dhe do që të kthehet te Juventusi, por në këtë klub i mohojnë lajmet se ai është i interesuar për shërbimet e Pogbas.
“Ne e duam shumë Pogban dhe kemi lidhje të caktuara me të, por ne asnjëherë nuk e kemi planifikuar kthimin e tij dhe as që po e mendojmë as tani”, theksoi Paratici, duke shtuar:
“Sergej Milinkoviç-Saviç? Ky është një lojtar i shkëlqyer, por ju garantoj se ne nuk kemi zhvilluar asnjë lloj bisedimi as me të dhe as me klubin, me të cilin ai luan”.
Sfidanti.al