S’e ka fajin referendumi, “Plas” dashuria mes Pikes dhe Shakirës!

Futbollisti i Barcelonës, Zherar Pike, dhe këngëtarja kolumbiane, Shakira, nuk janë më bashkë! Mbas shtatë vitesh, u njoftua se çifti ka vendosur që të ndahet, ndërkohë që Shakira ka kohë që është larguar nga shtëpia e tyre familjare në Barcelonë, ku ky çift i famshëm ka jetuar gjatë viteve të fundit.

Së shpejti, pritet edhe konfirmimi zyrtar i këtij lajmi, ndërkohë që mediumet spanjolle dhe kolumbiane thonë se ata e kanë të konfirmuar këtë lajm nga një burim i afërt me çiftin.

Pike dhe Shakira janë bashkë që nga viti 2011, ndërsa ata kanë dy fëmijë, Milan (4 vjeç) dhe Sasha (2). Për herë të fundit, bashkë ata janë parë në dasmën e Lionel Mesit.

Sfidanti.al