Sarri lë Celsin? Roma e kërkon për sezonin e ardhshëm

Roma dhe Celsi që po jetojnë momente jo pozitive duket se do të kryqeëzojnë rrugët e tyre. te verdhekuqtë Euzebio di Francesko ndaj Milanit luan pozicionin e tij në stolin e Romës pas humbjes poshtëruese 7-1 me Fiorentinën, ndërsa te Celsi kritikat për trajnerin Sarri janë shtuar sidomos pas humbjes 4-0 kundër Bornmuthit me italianin që mund të lërë Londrën pas vetëm 1 sezoni.

Roma tashmë është në një kaos të vërtetë, por një gjë është e sigurt, Di Francesko nuk do të qëndrojë edhe për shumë kohë te verdhekuqtë. Ai mund të largohet në fund të sezonit, por kjo mund të ndodh edhe gjatë tij dhe në këtë rast po përmendet edhe emri i trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuci.

Por dëshira e madhe e Xhejms Palotës sipas medias italiane është pikërisht Mauricio Sarri. Kjo shpjegon se përse u ftoh pista Paulo Souza në mënyrë të menjëhershme. Në të vërtetë portugezi dëshiron që në kontratën e tij të përfshihet një klauzolë që e rinovon menjëherë atë në rast se sigurohet vendi i katërt, por Roma dëshiron që të jetë e lirë për muajt e verës për të tentuar të sjellë një trajner të një profili më të lartë.

Celsi me Sarrin në pankinë, aktualisht është në vendin e pestë në klasifikimin e Premier Leagues me pikë të barabarta me Arsenalin që është në vendin e katërt, por vjen pas 2 humbjeve radhazi kundër Bërnmouth e pikërisht Topcinjve. Kësaj i shtohet debutimi i vakët i Higuain të cilin Celsi e mori me kërkesë të Sarrit për të plotësuar kuadrin e problemeve të Bluve të Londrës. Nëse gjërat nuk do të përmirësohen atëherë aventura e Sarrit në Premier League do të mbyllet pas 365 ditësh me italianin që do të gjejë të hapura dyert e Serisë A.

sfidanti.al