Sarri jep ultimatumin: Më mbështisni ose më shkarkoni që tani

‘Mos e gjykoni punën time nga rezultati i finales së Europa Leage. më mbështesni ose më shkarkoni tani-është ky mesazhi në formën e ultimatumit të dhënë nga Mauricio Sarri për drejtuesit e Celsit e sidomos padronit të klubit Roman Abramovic dhe që pushtoi faqet e para të të gjithë medias britanike.

Edhe pse kontrata e tij me Blutë e Londrës skadon në vitin 2021, e ardhmja e trajnerit italian në kryeqytetin britanik është në fije të perit dhe prej kohësh zërat e merkatos së transferimeve flasin për një largim të tij nga skuadra e Celsit, dhe ndoshta kjo solli edhe ultimatumin e tij.

Tashmë është krijuar një situatë e vështirë për Sarrin, por që po monitorohet me vëmendje nga Juventusi që e sheh italianin si zgjedhjen e parë për të zëvendësuar Masimiliano Alegrin. Mësohet se Fabio Paratici ka udhëtuar drejt Londrër për të ndjekur më nga pranë këtë histori dhe për të bërë një tentativë të tij. Por nga Italia vijnë lajme kontradiktore përsa i përket pankinës së Zonjës së Vjetër

Agjencia AGI bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje mes Juventusit dhe Pep Guardiolën për ardhjen e katalanasit në Torino, lajme që u përgënjeshtruan nga klubi anglez. Sipas tabloidit ‘The Sun’, Mancester Siti i quan këto lajme për të ardhmen e 48 vjecarit si qesharake dhe të pavërteta. Gjithnjë sipas burimeve pranë Mancester Sitit, drejtuesit e skuadrës kampione të Anglisë janë të qetë përsa i përket qëndrimit të Guardiolës në pankinë.

sfidanti.al