Sari i mbyll 50 minuta lojtarët e Çelsit në dhomën e zhveshjes!

Mbas humbjes poshtëruese 4-0 të Çelsit nga Bornemauthi, trajneri i “bluve” të Londrës, Mauricio Sari, zhvilloi një mbledhje me lojtarët e vet. Trajneri italian, mbasi i nxori jashtë ndihmësit e tij nga dhoma e zhveshjes, e mbylli këtë të fundit dhe plot 50 minuta foli me ata për gjendjen aktuale të ekipit.
“Strategu” italian edhe javën e kaluar i kritikoi futbollistët e vet mbas humbjes ndaj Arsenalit, se atyre u mungon motivimi dhe se tek ata po zë vend mentaliteti humbës.
“Ndoshta, faji mund të jetë edhe i imi, se unë nuk di që t’i motivoj lojtarët, por, sidoqoftë, ekipi është shumë i fortë, ai është në gjendje që të fitojë edhe pa trajner. Neve nuk na mbetet asgjë tjetër, veçse t’u kërkojmë falje tifozëve. Ne edhe mund të humbasim, por jo në këtë mënyrë. Ne duhet t’i identifikojmë problemet dhe t’i zgjidhim ato”, deklaroi trajneri i Çelsit.
Sfidanti.al