Sari habit: S’kam parë asnjë ndeshje të Botërorit, çfarë të mësosh atje?!

Trajneri i Çelsit, Mauricio Sari, pranoi se ai nuk kishte parë asnjë ndeshje të kampionatit të fundit botëror që u zhvillua në Rusi, sepse… ndeshjet e përfaqësueseve janë të mërzitshme dhe nga ato nuk ke se çfarë të mësosh!
“Nuk i kam parë ndeshjet e Botërorit, madje asnjë. Do të thoni ju se përse? Sepse nuk i dua ekipet përfaqësuese, për shkak të arsyes së thjeshtë, sepse nga ato nuk ke se çfarë të mësosh. Atje, më përgjithësi, nuk ke se çfarë të mësosh”, deklaroi Sari.
Sfidanti.al