Salah dhe vogëlushja tifoze e tij; cfarë komunikimi i këndshëm mes tyre

Mohamed Salah i dha fitoren në ekstremis Egjiptit në ndeshjen me Tunizinë 3-2 teksa shënoi golin e tij në minutën e 90, duke bërë të lumtur pothuajse një popull të tërë. Kjo sepse një vajzë e vogël që ishte në shkallët e stadiumit, shpresonte që sulmuesi i Liverpulit të shënonte më shpejt.

‘Të lutem Salah, shëno më shpejt se më duhet të kthehem në shtëpi të bëj detyrat-ishte apeli i vogëlushes i shkruar në një pankartë i shfaqur në momentin kur rezultati ishte në shifrat 1-1. Përgjigjja e këndshme e Salah ndaj këtij apeli nuk mungoi dhe ajo erdhi nëpërmjet rrjeteve sociale.

‘Më fal, u përpoqa që të mundësoja kthimin tënd më herët në shtëpi, por në fakt të mbajta në stadium deri në fun. Shpresoj që mësuesja jote ta ku[ptojë situatën-u shpreh sulmuesi i përvfaqësueses egjiptiane dhe Liverpulit në postimin e tij.

sfidanti.al