Sa merr një futbollist në Angli në 10 ditë, në Maqedoni për 1 vit… !

Një futbollist në Maqedoni fiton, mesatarisht, rreth 10 300 euro në vit, bën të ditur një studim i fundit i kryer nga “Sporting Inteligence”. Sipas këtij të fundit, një futbollist mesatar i Premier Ligës angleze gjatë 10 ditëve fiton aq sa një futbollist maqedonas fiton gjatë të gjithë vitit! Paga mesatare vjetore e futbollistëvë në Premier Ligë është 3,3 milionë euro, ndërsa më pas vijnë La Liga spanjolle – 2,4 milionë euro dhe Seria A – 1,7 milionë euro.
Maqedonia ndodhet në vendin e 54-t në botë me pagën mesatare të futbollistëve prej 833 eurosh në muaj që është më pak sesa merr mesatarisht në ditë një futbollist i ligave më të forta të Evropës.
Sidoqoftë, Maqedonia nuk duhet të mërzitet shumë, pasi, sa u përket pagave të lojtarëve, ajo le mbrapa shumë vende: Malta, Lituania, Letonia, Estonia, Mali i Zi, Ishujt Faroe, Andora, Nigeria, Moldova, Armenia, etj.
Sfidanti.al