Sa ironike! Mesi do stërvitet në qëndrën stërvitore të Realit të Madridit!

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, do të stërvitet, tri ditë, në qendrën stërvitore të “armikut” më të egër në Spanjë, të Realit të Madridit. Federata argjentinase e futbollit ka vendosur që përgatitjet e ekipit përfaqësues për ndeshjen me atë të Spanjës që të zhvillohen në Madrid, konkretisht, në qendrën stërvitore të klubit “mbretëror” që mori më shumë vota se ajo e Atletikos së Madridit.

Ka shumë mundësi që Lionel Mesi të takohet me Zinedin Zidanen dhe disa nga lojtarët e Realit të Madridit që do të sterviten atje gjatë pauzës së ndeshjeve miqësore të ekipeve përfaqësuese.

Argjentina do të zhvilloi dy ndeshje miqësore në “dritaren” e marsit me Italinë në “Etihad” dhe me Spanjën në “Vanda Metropolitano”.

Sfidanti.al