Sa e vështirë të gjesh ekipin e zemrës në kufirin franko-belg!

Sa e vështirë të zgjedhësh në këtë qytet. Jemi në Këvren, qendër urbane belge, por mu në kufi me Francën. Njerëzit këtu kanë një konflikt të brendshëm për të vendosur se kë do të mbështesin sonte, Francën apo Belgjikën. Ata janë valonë, pra popullsi që flet frengjisht, por me pasaportë belge. Flamujt francezë janë thuajse në numër të barabartë me ata belgë, dhe nuk mungojnë fanelat e “gjelave”, siç është vajza në banakun e këtij lokali.

“Ne e organizojmë barin që të jetë gjysma belg dhe gjysma francez, – thotë Karolë Blondel, menxherja – . Vendosim flamuj francezë dhe belgë, po bëjmë gjithçka që çdo gjë të shkojë mirë. Kemi organizuar mbrëmje franko-belge për të festuar së bashku”

“Çfarëdo që të ndodhë, për mua do të jetë e ndërlikuar, – thotë Loreni, banor i qytetit, – edhe pse zemra ime është franceze, ajo rreh për Belgjikën. Ndihem 51 për qind me një ekip, dhe 49 për qind me tjetrin, por nuk do t’ua tregoj të vërtetën deri pas ndeshjes”.

“Mendoj se do të jetë një çmenduri, kushdo që të fitojë, – thotë banori tjetër, Stiv Krevjë, – mendoj se do të ketë një festë të madhe pas ndeshjes. Le të fitojë më i miri, edhe pse anoj më shumë nga Belgjika. Ku i dihet”. Nuk mungon një dolli me birra, secili për skuadrën që ka në zemër.

Sfidanti.al