Rud Van Nistelroi kthehet te përfaqësuesja holandeze

Ish sulmuesi Rud Van Nistelroj kthehet te përfaqësuesja holandeze teksa do t’I bashkohet stafit teknik të kësaj skuadre për /Euro 2020 dhe do të punojë nën urdhrat e Ronald Koeman. Lajmi u konfirmua nga vetë Federata Holandeze e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp, ndërkohë që Van Nistelroi nuk e fshehur kënaqësinë për këtë rol që I jepet

‘Për mua është një mundësi e mrekullueshme që të jem zv/trajner te përfaqësuesja e Holandës në këtë turne-tha Van Nistelroi-është një sfidë që e pranoj me kënaqësi dhe do të bëjë gjithcka mundem që të kontribuoj për të pasur një Evropian të suksesshëm’

Van Nistelroi që aktualisht është trajner në akademinë e PSV, ka qenë edhe më parë në rolin e zv/trajnerit të Holandës në 2014-2016, nën urdhrat e Gus Hidink dhe Deni Blind. Vetë Koeman dha komente pozitive për kthimin e Van Nistelroit te ‘Portokalli mekanik’ teksa tha se është në favor të trajnerëve të rinj dhe që janë shumë pranë lojtarëve duke e përkufizuar Van Nistelroi si një trajner ambicioz.

Në të njëjtën kohë, Federata Holandeze bëri të ditur edhe emërimin e Marten Stekelenburg si trajner I dytë pas dorëheqjes së Van Vonderen në fillim të muajit dhjetor

Sfidanti.al