Rregull i ri në Premier League, karton i kuq për atë që kollitet mbi kundërshtarët

Të kollitesh me dëshirë në drejtim të një kundërshtari apo të një arbitri do të jetë një gjest që do të ndëshkohet direkt me karton të kuq. Ky është një prej rregullave të reja të vendosura nga Federata Angleze e Futbollit dhe që është i vlefshëm për Premier League dhe të gjitha nivelet e tjera të futbollit në Angli.Vlen të kujtohet se në këtë kohë pandemua, një gjest i ngjashëm mund të kalojë edhe në procedim penal duke u konsideruar një krim

Lajmi bëhet i ditur nga ‘The Times’ që e studioi  gjatë dokumentin e përpiluar nga FA përsa u përket masave të sigurisë në territorin britanik dhe që kanë lidhje me emergjencën Covid-19. Në këtë dokument përfshihet edhe rregulli i ndalimit të pështyrjes në tokë që u aplikua edhe në rifillimin e kampionatit por duke specifikuar se në këtë rast arbitrat vetëm sa mund të këshillojnë lojtarët që të mos e bëjnë një gjest të tillë dhe jo t’i ndëshkojnë.

Sfidanti.al