Rrëfehet De Rosi: Nëse s’do isha futbollist i Romës, do të isha tifoz i flaktë i saj

‘Edhe pak dhe do të tërhiqem nga futbolli i luajtur dhe nëse nuk do të isha bërë futbollist do të isha një tifoz i flaktë i Romës dhe do ta ndiqja këtë skuadër kudo, në cdo cep të Italisë-këto janë fjalët e kapitenit të verdhekuqve Daniele De Rosi në një intervistë të tij. Mesfushori e nisi këtë rrëfim të tij duke folur për modën.

‘Nuk kam një stilt ë përcaktuar në mënyrën e të veshurit-tha De Rosi-ndonjëherë  e vë kollaren e ndonjëherë vishem me jeans. Nuk mund të mos vesh atlete, janë thelbësore për mua’

Më pas De Rosi tregoi pasionin e tij për SHBA dhe udhëtimet.

‘I adhuroj SHBA, kur mundem shkoj-tha De Rosi-atje ndihem si në shtëpinë time edhe pse nuk banoj.Japonia? Ishte një eksperiencë e fortë dhe tani qëjanë pushimet dimërore do të shkoj sërish atje. Është një vend i vecantë në aspektin e modës, është një udhëtim që do t’ia këshillojatë gjithëve

De rosi foli edhe edhe për sported e tij të preferuara.

‘Basketbolli më pëlqen ta shoh edhe pse nuk jam tifoz me asnjë skuadër. Në Amerikë, NBA përjetohet ndryshe nga sa ndodh me futbollin Italian. Është një spektakël i vërtete pa presionin që është këtu tek ne. Për një person si unë të cilit nuki intereson rezultati i një ndeshjeje basketbolli, është vërtet dicka e bukur të shon sfidat e skuadrave të NBA në impiantet e tyre. Futbolli është bërë një spektakël i tipit NBA? Unë e kam të vështirë ta besoj këtë, ndoshta sepse jam pjesë  e një brezi tjetër. Gjithsesi, edhe pak kohë dhe do të resht së luajturi. Futbollin në televizor e shoh shumë pak. Shoh ndeshjet që i interesojnë Romës. Kam një pasion për futbollin dhe Romën, nëse s’do isha bërë futbollist do të ndiqja atë nëpër Itali si tifoz i saj’.

Sfidanti.al