Ronaldo spektakël edhe kur bëhet baba,  dy binjakët “trofeu i jetës”

Kristiano Ronaldo, mbrëmë, mbas skualifikmit në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave nga Kili (me penallti, 0-3) dukej mjaft i zhgënjyer dhe zhgënjimi ose pakënaqësia e tij ishte edhe më e madhe, pasi yllit kampion të Evropës nuk iu dha mundësia që të gjuante nga pika e 11-metërshit. Por, sidoqoftë, më vonë, ai gjeti kohën që të prononcohej në rrjetet sociale dhe ta harronte humbjen.

Ai i bëri të ditur opinionit publik se ishte bërë përsëri baba, madje të dy binjakëve! “Për përfaqësuesen time, unë u luajta me mish e me shpirt, megjithëse mendjen e kisha të dy binjakët e mi, të dy djemtë e mi. Mua më vjen keq që, ne, mëgjithëse, dhamë gjithçka nga vetja, nuk arritëm që të dilnim në finale të Kupës së Konfederatave, por shpresoj se Portugalia jonë, në të ardhmen, do të sjellë gëzime të reja edhe më të mëdha. Tani, unë jam shumë i lumtur se mund t’u përkushtohem djemve të mi”, shkruajti në profilin e tij Ronaldo që, krahas dy binjakëvë të tij, ka edhe Kristianon Junior shtatëvjeçar.

Sfidanti.al