Ronaldo shpreson tek tifozet, ndërsa tifozët presin magji nga ..Ronaldo

Juventusi po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit dhe ajo është ndeshja revansh e 1/8-tës së finaleve të Ligës së Kampioneve (LK) në Torino, të martën, kundër Altetikos së Madridit që ndeshjen e parë ka fituar 2-0 në “Vanda Metropolitano”, kështu që detyra e “zonjës së vjetër” është e vështirë, por, sidoqoftë, në kampin bardhezi mbizotëron optimizmi dhe një nga më optimistët është Kristiano Ronaldo që iu drejtua tifozëve të Juves me mesazhin e mëposhtëm:
“Për ndeshjen e së martës ne kemi nevojë të madhe që, ju, të na mbështesni fuqishëm dhe të rrezatoni energji pozitive. Unë kam besim se ne mund t’ia dalim, sepse në shtëpinë tonë ne jemi të fortë, sepse ju kemi edhe juve, tifozëve. Ne, nga ana jonë, do të bëjmë punën tonë, do të përpiqemi të shënojmë dhe të kualifikohemi për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve”.

Sfidanti.al