Ronaldo ‘shkund’ Juventusin: Rezultat i papranueshëm, por në fund do festojmë sërish ne

Nëpërmjet një postimi të gjatë në profilin e tij në Instagram shkund shokët e tij të skuadrës pas humbjes së turpshme në Allianz Stadium ndaj Fiorentinës dhe kërkon mbështetjen e tifozëve të Juventusit.

‘Dje, me një paraqitje  shumë të dobët dhe një rezultat të papranueshëm, mbyllëm vitin 2020-shkruante ndër të tjerat Cristiano Ronaldo në postimin e tij-ne jemi Juventusi. Dhe thjesht nuk mund të pranojmë asgjë tjetër përvecse të shkëlqejmë në fushë. Në fund do të festojmë sërish ne bashkë me tifozët’

Ronaldo në postimin e tij theksi se stadiumet bosh, ndeshjet e shtyra, ndërprerjet e gjata dhe kalendari i ngjeshur nuk duhet të jetë justifikim dhe se ai e di që të gjithë duhet të japin më të mirën e tyre për të luajtur më mirë dhe në mënyrë më bindëse.

Sfidanti.al