Ronaldo shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave? Federata Ceke nuk është dakord

Me golin e shënuar në Superkupën Italiane, Cristiano Ronaldo arriti në 760 gola të shënuar në karrierë dhe sic ndodj gjithnjë sa herë shënon gol, fillon refreni i etiketës ‘shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave’. Por mesa duket se jo të gjithë e pranojnë. Pas Pele dhe sulmeve nga Brazili, tani ylli portugez i Juventusit duhet të mbrohet edhe nga Federata Ceke e Futbollit. ‘Sipas statistikave tona, Josef  Bican ka shënuar 821 gola’

Për statistikat e Ronaldos ka shumë pak dyshime pasi luzitani është protagonist i një epoke ku cdo gjë është e ruajtur pa mundësi për të bërë gabime. Më e komplikuar është përcaktimi i saktë i golave të shënuar nga lojtarë si Bican dhe Pele, që kanë qenë aktivë në kohë shumë të largëta dhe me një mbledhje të dhënash më pak të sakta se epoka aktuale

Për këtë arsye, pasi kaloi Romarion, Ronaldo me 760 gola duhet të bëjë llogaritë me mbështetësit e kampionëve të së kaluarës. Për Pele u fol, me brazilianin që bëri edhe ndryshime në bio e profilit në Instagram, por tani kundërshtimet vijnë nga Cekia ku ripublikohen të dhënat e Josef Bican, bomberi protagonist  para dhe pas Luftës së Dytë Botërore

Për Federarën Ceke të Futbollit janë 821 gola të shënuar nga Bican dhe jo 759 sic është publikuar së fundmi

‘E bazuam kërkesën tonë te statistikat që kanë derivuar nga portalet më prestigjioze e nga ku rezultojnë 805 gola të shënuar nga Bican-theksoi JaroslavKolar, Shefi i Komitetit për Historinë e Statistikat e Futbollit-por këtyre golave iu shtiohen edhe ata të shënuar në 1952 në Divizionin e Dytë të futbollit Cek. I gjetëm dhe bëmë edhe kontrolle të ndërthurura, prandaj mund të arrijmë në përfundimin se numri i golave të shënuar në karrierë të Bican është 821’.

Sfidanti.al