Ronaldo ‘s’e shtyn’ dot pa Mesin; e fton të vijë në Serinë A

Kristiano Ronaldo duket se nuk e shtyn dot pa rivalitetin e afërt me Lionel Mesin në Serinë A. Poertuigerzi foli gjerë e gjatë në një intervistë për të gjitha të përditshmet italiane ku i bëri një apel kapitenit të Barcelonës për të ndërmarrë një aventurë të re në kampionatin italian të futbollit.

‘Do të më pëlqente që një ditë të shihja Messin në Itali-u shpreh Kristiano Ronaldo-ai duhet të bëjë atë që bëra dhe unë, të pranojë sfidën. Por nëse ai ndihet i lumtur te Barcelona, e respektoj. Këtu nuk më mungon asgjë. kjo është jeta ime e re dhe jam i lumtur. Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali me kombëtaren, ndërsa ai është gjithnjë në Spanjë, ndoshta ka nevojë më shumë se unë për të lëvizur’

I pyetur për jetën e tij të re, Ronaldo tregoi se është ambientuar shumë mirë dhe se Torino është një qytet shumë i këndshëm. 33 vjecari shtoi se tifozët janë të sjellshëm dhe se Juventusi është një klub i mirëorganizuar.   ‘Përshtypjet e mia deri tani janë shumë të mira-vijoi Ronaldo-mund të them se është grupi më i mirë me të cilin kam luajtur. Jemi një skuadër, ndërkohë që diku tjetër dikush ndihet mbi të tjerët’.

Një opinion, Ronaldo edhe për Topin e Artë që këtë vit u fitua nga Luka Modric duke i dhënë fund dominimit 10 vjecar të dyshes Mesi-Ronaldo. Luzitani theksoi se e respekton verdiktin përsa i përket këtij trofeu dhe se për të nuk është problem që nuk e fitoi këtë vit edhe pse ai punoi shumë.

sfidanti.al