Ronaldo, Ronaldo! Juventus ktheje përrallën në.. realitet!

Zotëruesi i “Topit të artë”, Kristiano Ronaldo, mund të zyrtarizohet si lojtar i ri i Juventuesit të Torinos në ditët e ardhshme. Të paktën, kështu shkruan media italiane, sipas së cilës ai do ta nënshkruajë kontratën përkatëse, më 10 korrik, me klubin italian më me shumë trofe në Itali. Reali i Madridit, ku Ronaldo kaloi nëntë sezonet e fundit, do të fitojë nga shitja e futbollistit portugez 33-vjeçar 100 milionë euro.
Vitin e kaluar, Ronaldo e mbylli me 44 gola, të shënuar në 44 ndeshje për “klubin mbretëror”, por ndërkohë një statisitikë tjetër është edhe më përshtypjelënëse, qëkur ai erdhi në “Santiago Bernabe” dhe në gjithsej 438 ndeshje ai ka shënuar 450 gola.
Ronaldo u zemërua shumë me presidentin e Realit, Florentino Perez, duke qenë se ky i fundit kundërshtoi që t’ia rriste atij pagën, kështu që ai vendosi që të largohej nga “klubi mbretëror”.
Sfidanti.al