Ronaldo pozitiv me Covid, alarmohet Reali i Madridit

Pozitiviteti me Covid-19 i Cristiano Ronaldos ka bërë që te Reali i Madridit të ndizen sirenat e alarmit. Kjo për faktin se 3 futbollistë të tij, Sergio Ramos, Varane dhe Mendy në javën e fundit kanë qenë në kontakt me yllin portugez të Juventusit pas ndeshjeve të përfqësuesesve që Portugalia ka zhvilluar me Spanjën dhe Francën.

Shqetësimi i parë ka të bëjë me ndeshjen e 7 tetorit kur Portugalia dhe Spanja zhvilluan një miqësore mes tyre në Jose Alvalade me Ronaldon dhe Ramos që ishin të dy të pranishëm edhe pse jo në fushën e lojës. Gjithsesi dy lojtarët u takuan dhe foton e postuan në rrjetet sociale ku ishin të shoqëruar edhe nga Pepe

Shqetësimi i dytë ka të bëjë me ndeshjen e së dielës mes Francës dhe Portugalisë në Ligën e Kombeve. Në këtë ndeshje ishin titullarë si Ronaldo ashtu edhe Varane. Mbrojtësi dhe sulmuesi ishin në të njëjtat zona të fushës me luzitanin që mund të ketë pasur ndonjë ngarkesë virale në organizëm dhe mund t’ia ketë ngjitur edhe francezit.

Hipoteza forcohet akoma më shumë nga fakti se Ronaldo dhe Varane u përqafuan dhe postuian një foto së bashku në rrjetet sociale. Përsa i përket Mendy, ai nuk u aktivizua në fushën e lojës por ishte në të njëjtat hapësira dhe ka qenë shumë pranë Varane që  ishte në kontakt direkt me Ronaldon.

Sfidanti.al