Ronaldo feston 101 golat me Portugalinë: Arritje historike

Cristiano Ronaldo është njeriu i rekordeve, edhe me Kombëtaren ku sapo ka kaluar kufirin e 101 golave të shënuar. Është ky një rekord të cilin ylli portugez i Juventusit vendosi ta festojë në profilin e tij në Instagram.

‘Cfatë mënyre për të arritur objektivin 100-shkruante Ronaldo në postimin e tij në Instagram-falenderoj të gjithë kolegët e mi, trajnerët dhe stafin e kombëtares që më ndihmuan që realizoj këtë arritje historike’

Në postimin e tij në Instagram, Ronaldo publikoi edhe një foto ku ai ishte i rrethuar nga të gjithë shokët e tij të skuadrës përfaqësuese të Portugalisë.

Sfidanti.al