Ronaldo dhe gjesti i tij, Baloteli ironizon: Po ta kisha bere une…ciao!

Kristiano Ronaldo kthehet të shkaktojë polemika me sjelljet e tij në fushën  e lojës. Portugezi i dha mundësinë Juventusit të fitojë derbin e Torinos teksa ekzekutoi saktë penalltinë e fituar nga Manxhukic.Por festimi i këtij goli nga ana e tij nuk u pëlqye aspak, kjo sepse 33 vjecari goditi me shpatull portierin e Torinos, një gjest ky që u kalua pa u ndëshkuar nga arbitri. një prej atyre që reaguan ndaj kësaj sjelljeje të Ronaldos ishte Mario baloteli që e ndoqi drejtpërdrejt këtë sfidë.

Sulmuesi i Nisës nëpërmjet rrjerteve sociale nuk ngurroi të komentojë episodin sigurisht duke përdorur ironinë. ‘Po ta kisha bërë unë atë veprim… ciaoooo-shkruante Baloteli në postimin e tij në Instagram Stories duke u ankuar në mënyrë për faktin që portugezi nuk i ndëshkua nga arbitri si dhe për favoritizmin ndaj Ronaldos dhe Juventusit në Serinë A.

sfidanti.al